MBAHEN GARAT E ÇIKLIZMIT 2024
MBAHEN GARAT E ÇIKLIZMIT 2024
Shtime, 8 maj 2024- Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me klubin e Çiklizmit ,,Vjosa’’ nga Shtimja (nikoqirë i garës), të dielën organizoi garën çiklistike rrugore “Road Race In Memoriam ‘Nusret Msliu’” , të dytë me radhë të kalendarit të garave për edicionin garues 2024, të pranishëm gjatë kësaj gare ishin edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës Adnan Ademi.
Gara u zhvillua në diciplinen ,,Criterium’’ dhe u zhvillua kryesisht në periferi dhe pjesërishtë përgjatë qytetit të Shtimes, ku morën pjesë 45 çiklistë nga Kosova dhe Maqedonia.
Garë e fortë u zhvillua në kategorinë Elitë dhe U23, mirëpo edhe garuesit e kategorive tjera u sfiduan për të arritur plasman të mirë personal dhe për klubet e tyre.
Pas përfundimit të garës nga ana e komesarëve të Federatës u shënuan këto rezulltate sipas kategorive:
Kategoria Elitë – 88km, Vendi i parë – Blerton Nuha – KÇ ,,Kastrioti’’ – Ferizaj – Koha 2:52:05,
Vendi i dytë – Edmond Sejdiu – KÇ ,,Trepça” – Mitrovicë – Koha 2:56:39,
Vendi i tretë – Kushtrim Shasivari – KÇ ,,Vjosa’’ Shtime – Koha 2:58:10,
Kategoria U23 – 88km, Vendi parë – Jetgzon Xhokli – KÇ ,,Kastrioti’’ – Ferizaj – Koha 3:05:05,
Vendi i dytë – Albion Kastrati – KÇ ,,Kastrioti’’ – Ferizaj – Koha 3:05:06,
Kategoria Juniorë – 54km, Vendi i parë – Visar Nuhaj – KÇ ,,Kastrioti’’ – Ferizaj – Koha 1:45:19,
Kategoria Kadetë – 26km, Vendi i parë – Jon Thaqi – KÇ ,,Prizreni’’ – Prizren – Koha 1:19:47,
Kategoria Femrat – 26km Vendi i parë – Dafina Zylfiu – KÇ ,,Dardana” – Kamenicë – Koha 1:13:20,
Kategoria Master – 26km Vendi i parë – Sabri Hyseni – KÇ ,,Trepça – Mitrovicë – Koha 1:02:38,
Vendi i dytë – Edis Krusha – KÇ ,,Prizreni” – Prizren – Koha 1:04:54,
Vendi i tretë – Musa Morina – KÇ ,,Dardana’’ Kamenicë – Koha 1:14:00,
Kategoria Hobi – 26km, Vendi parë – Njazi Berisha – KÇ ,,Gjakova 137’’ – Gjakovë – Koha 1:14:43,
Vendi i dytë – Taulant Meholli – Prishtinë – Koha 1:16:23,
Vendi i tretë – Gramos Xhigolli – Prishtinë – Koha 1:17:37.
Gjatë kohës sa u mbajt gara e çiklizmit shtegu ishte i siguruar në mënyrë profesionale nga ana e nikoqirit dhe nga ana e Policisë së Kosovës, ndërsa për tu ofruar ndihmë mjekësore në rast nevoje ishin edhe nga stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.
Gjithashtu, nga Klubi i Çiklizmit “Vjosa”, në Shtime, u bë e ditur se pas rezultateve të arritura, Kushtrim Shashivari është zgjedhur anëtar në Kombëtaren e Kosovës.
Per me teper informata na vizitoni ne facebook: https://www.facebook.com/photo/?fbid=764653879124133&set=pcb.764654382457416&locale=pt_PT
![441457158_764654139124107_6563122995619218923_n](https://kcvjosa.org/wp-content/uploads/2024/05/441457158_764654139124107_6563122995619218923_n-1024x683.jpg)