GARAt

&

Kampionatet

lajmet e Fundit

Ngjarjet e fundit

  • Të Gjitha
  • Garat&kampionatet
  • Blog
DOWNHILL RACE

May 26, 2024

Klubi i Çiklizmit Vjosa Organizon garën në Downhill. Gara është e hapur ndërkombëtare! Më datën 12 qershor bëhet hapja dhe…

PRANVERA NË SHTIME

May 26, 2024

15 vjet Shtet!Sot për nderë të përvjetorit të Pavarësis së Kosovës u organizu garë në Çiklizëm në komunën e Shtimes!…

KAMPIONATI 2020

May 25, 2024

Klubi Çiklizmit Vjosa është riaktivizuar vitin 2020, pas një pauze si klub ka marrë pjesë në kampionatin e çiklizmit dy…

Me date 22 dhe 23 Qershor u mbajtë Kampionati i Kosovës në Çiklizëm!

Me date 22 në kronometër, kurse 23 u mbajtë Kampionati rrugor.
Klubi i Çiklizmit Vjosa është përfaqësuar me dy garues Fatlum Strelin dhe Ensar Rashiti në etapën rrugore 160 km!
Ne nuk kthehemi as një herë pa ndonjë vend!
Në kategorin KADET garuesi ynë Ensar Rashiti zuri vendin e tretë!
Urime për Ensarin dhe të gjithë garuesit fitues!
Një falenderim i veqantë shkonë për të gjithë garuesit Edhe pse temperatura ishte Tepër e lart nuk u dorëzuan!
Urime dhe shëndet për të gjithë!

vjosa cross country

Entuziastë të sportit të çiklizmit i dhanë karakter frymëzues garës sonë!
Të vegjëlit ishin sot më të gëzuarit që patën rastin të ngasin biçikletat e tyre në shtegun ku do të garonin çiklistët profesionistë!
Ishte nderë i veqantë që në garën tonë ishte ylli i çiklizmit Kosovarë e themi me plotë besim që edhe rajonal, z.Albion Imeri nga Prishtina, garuesi nga Tirana z.Enris Reci, veterani i çiklizmit dhe trajneri i mirënjohur z. Rexhep Baliu, ekipi nga OJQ Tour De Friends që na nderuan me pjesmarrjen e tyre, Kryetari i grupit Marakli T’Bicikllave z.Berat Rakovica!
Pafundësisht respekt për të gjithë pjesmarrësit, mysafirët e mbështetësit tonë që na e mundësuan mbajtjen e garës!
Faleminderim për Klubet Lokale që na mbështetën Motocross Vjosa dhe Klubi Karatesë Vjosa!
Klubi i Çiklizmit Vjosa mbyllë me sukses vitin 2023 duke organizuar garën e dytë për këtë vitë!
Ps. Fotot dhe videot pasi të janë të gatshme do të publikohen në vazhdim!
Me respektë KÇ-Vjosa!Ensar Rashiti- Vendi i dytë – Junior
Fatlum Strelli- Vendi i tretë -U23.
KÇV është e knaqur me garuesit të cilët kanë një edukatë të lartë!
Faleminderit të gjithëve ne jemi Krenarë me gjithë secilin prej juve!
Vazhdojmë me garat e radhës dhe me suksese edhe më të mëdha!
Çertifikimi nga administratori i sportit

Çertifikohen tre Anëtarët e Klubit të Çiklizmit Vjosa në kursin për Administratorë të Sportit

 Në këtë kursë dy ditorë nga KÇV morën pjesë Kryetari i Klubit Ramiz Smajli, dy anëtarët e kryesisë Qendrim Abazi edhe Betim Qerimi.
Ky kurs ishte i mirëseardhur për ne ku patëm rastin të shkëmbenim idet tona dhe brengat në menaxhimin strategjik, sfidat dhe përparësitë që na ndjekin në aktivitetet tona!
Falenderim të veqantë ligjëruesve; drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj (MEMOS XIX), koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi dhe ish sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
Kursi u zhvillua në mënyr atraktive me ambientin punues në grupe pune gjë e cila na ka lënë përshtypje të mirë dhe shpresojmë të ketë prap këso kurse për ngritur kapacitetet menaxhuese në klubet sportive!
 

© 2024 Copyright KC VJOSA

© 2024 Copyright KC VJOSA

© 2024 Copyright AAB Students