RRETH NESH
qëllimi i organizatës tonë jo-qeveritare
objektivat e projektit për vitin 2024
Pjesëmarrja në gara komunale forcon lidhjet brenda komunitetit tonë dhe promovon sportin e çiklizmit. Ajo ndihmon në zhvillimin e aftësive të garuesve dhe përmirëson shëndetin fizik dhe mendor të anëtarëve tanë. Garat ofrojnë njohje dhe vlerësim për talentin dhe përkushtimin tonë. Kjo gjithashtu frymëzon brezat e rinj për të ndjekur një stil jetese të shëndetshëm dhe aktiv.
Promovimi i Sportit dhe Turizmit
.Thirrje për Avanturë, Garë e Kualifikuar dhe Sfiduese, Ndërtimi i Lidhjeve dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar, Promovimi i Shëndetit dhe Stilit të Jetesës Aktiv . Për këto arsye, pjesëmarrja në Tour of Kosova është e rëndësishme.
Qëllim i projektit është që për mes sponsorizimit të rrisim përformancën edhe aktivitetet, të kthejmë në marketing kthyes kontributin e sponsorit, me anë të paraqitjes anë e kënd Kosovës dhe jashtë sajë.
Kampionati gjithashtu kontribuon në njohjen dhe vlerësimin e talentit lokal, duke i dhënë çiklistëve mundësi për të shfaqur potencialin e tyre. Aktiviteti nxit një stil jetese të shëndetshëm dhe aktiv, duke përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të komunitetit. Në fund, Kampionati Shtetëror frymëzon brezin e ri dhe forcon ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë kombëtare.
Pjesëmarrja në garat ndërkombëtare për çiklistët sjell një gamë të gjerë të përfitimeve. Ata ofrojnë një konkurrencë ndërkombëtare, duke u mundësuar çiklistëve të testojnë aftësitë e tyre në një nivel të lartë. Në të njëjtën kohë, ata japin mundësinë për të eksploruar kultura te reja
Kc Vjosa aktualisht ka anëtarë i barabartë dhe i liçencuar me klubet e çiklizmit në Federatën e Çiklizmit të Kosovës.
Duke pasur parasysh riaktivizimin e saj pas nje kohe te gjate po punohet me intensitet.
Aktivitetet tona
Kryesia e Kç-VJosës
Shqipe Miftari
Nen Kryetare
Shqipe Miftari e lindur në vitin 1996, jeton në Shtime,
Nënkryetare dhe Përfaqësuese e autorizuar e Klubit të Çiklizmit Vjosa, Anëtare e Bordit të FÇK-ës dhe Asambleiste e KOK-ut,
Puna Vullnetare: nga viti 2014 deri 2017 aktiviste e rinisë në qytetin e Shtimes në Organizatën Jo Qeveritare Përspektiva Pro Europiane “PPE”, pjesmarrëse në shumë ngjarje sportive e kulturore në Shtime dhe mbarë Kosovën!
Puna dhe përvoja e punës: Praktik Profesionale në Posta e Kosovës në Shtime nga data 01.07.2019 deri 01.10.2019, Kordinatore Administrative për OJQ-të në Shoqatën Sportive Vjosa në Shtime Prill 2022 Dhjetor 2022,
Praktik me pagesë te Qendra për Shërbime Sociale në Shtime, 15.06.2023 deri më 14.12.2023, vazhdon në Komunën e Shtimes në zyrën Ligjore nga data 03.01.2024 deri 02.07.2024
Ramiz Smajli
Kryetar
I lindur më 25.07.1979 në Prishtinë, me vendbanim në Shtime, Shkollimin e mesëm në Gjimnazin Gjuhësor Naim Frashëri Shtime, Bachelor në Kolegjin Universum – Me specializim në Menaxhment dhe Financa,
Profesioni dhe përvoja e punës:
Bibliotekist në SHFMU Lasgush Poradeci Muzeqinë ,
Oficer Operative grada toger në Trupat e mbrojtjes së Kosovës 1999 deri 2009,
Biznes Individual, pronar nga viti 2007
Kordinator administrativ për 12 OJQ Sportive për vitin 2022 (e përfunduar),
Menaxher në shumë ngjarje me karakter sportiv dhe human,
Puna vullnetare:
Sekretarë i Përgjithshëm në OVL të UÇK-së nga 2018 – 2024,
Ish. Themelues dhe sekretarë në Klubin e KICK-BOX Skender Salihaj në Shtime nga 2017 deri 2021, anëtar i Bordit në Federatën e KICK BOX-it dy vite!
Moderator në shumë ngjarje sportive për 17 vite!
BETIM QERIMI
Anëtarë i Kryesisë
Betimi është Anëtarë i kryesisë dhe sportin e çiklizmit e ka hobi, është në marëdhënje pune dhe punon si agjend i thirrjeve,
Punë vullnetare në aktivitete sportive.
QENDRIM ABAZI
Anëtarë i Kryesisë
Pjesëmarrës në Tour of Albania 2022 (Anëtar i Kombëtares së Kosovës)
Pjesëmarrës në Tour of Albania 2023 (Anëtar i Kombëtares së Kosovës)
Rekord i distancave të gjata 2022 në distancë e parë 200 km,
Rekord i distancave të gjata 2022 në distancë e parë 305 km,
Rekord i distancave të gjata 2022 në distancë e parë 403 km,
Pjesmarrës në Kampionatet shtetërore të çiklizmit,
Pjesmarrës në garat komunale të çiklizmit
Aktualisht anëtar i Kryesisë në KÇV
Anëtarët e Kryesisë
Bajram Bajrami
Anëtarë i Kryesisë
Adresa e banimit, jeton dhe vepron në Reçak Komuna e Shtimes,
Aktualishtë është anëtarë i Kryesisë së KÇ-Vjosa tash e sa vite.
Puna vullnetare e Bajram jane aktivitetet e Klubit të Çiklizmit Vjosa.
Ermal Musliu
Anëtarë i Kryesisë
Ermal Musliu – me vendbanim në Reçak komuna e Shtimes.
Shkollimin e mesëm në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore.
Pervoj pune paraprake 10 vite MotoMekanik dhe aktualisht punon si Agent i thirrjeve dy vite përvojë!
Puna vullnetare te Motocross Vjosa paraprqkisht tani vazhdon te KÇ Vjosa dhe MK veteranet e Z.O.N.
Anita Beqaj
Anëtare e Kryesisë
E lindur në vitin 2000, me vendbanim në Shtime.
Shkolla profesionale: Qendra e Kompetences – Ferizaj
Profili: Asistente e Kujdesit
Social dhe Shëndetsor.
Përvoja e punës 1 vjet sektoriste Biznes Privat.
Punë vullnetare katër vite në Klubin e Çiklizmit Vjosa, dy vite ka ushtruar detyrën e Nënkryetares së Klubit!